Beitragsansicht

Thaçi: E ardhmja e rajonit është në BE

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në Samitin e Dubrovnikut theksoi se perspektiva e vendeve të rajonit është integrimi i plotë në Bashkimin Europian dhe ndërtimi i raporteve ndërshtetërore sipas modelit europian. Gjatë samitit, Thaçi ka zhvilluar takime me homologë dhe liderë të vendeve të rajonit dhe BE-së. Ai u takua me Presidentin dhe Kryeministren kroate, me homologun nga Maqedonia, si dhe me Kryeministrin e Belgjikës.

Në takimin që ka zhvilluar me kryetarin e Kroacisë, Ivo Josipoviq, Kryeministri Thaçi shprehu gatishmërinë e qeverisë së Kosovës për zhvillimin e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve, ndërsa në takim me Kryeministren e Kroacisë, Jadranka Kosor, ka biseduar për bashkëpunimin dhe ndihmën që shteti kroat mund t’i ofrojë Kosovës në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian.

Kryeministri Thaçi është takuar edhe me homologun maqedonas, Nikolla Gruevski. Një takim të veçantë, Thaçi ka zhvilluar edhe me Kryeministrin e Belgjikës, Yves Leterme, në të cilin është biseduar për angazhimet që populli i Kosovës dhe institucionet e saj janë duke ndërmarrë në funksion të procesit të integrimeve europiane.

Kryeministri Thaçi dhe bashkëbiseduesit i tij kanë konstatuar fuqimisht se perspektiva e vendeve të rajonit është integrimi i plotë në Europë dhe në ndërtimin e raporteve ndërshtetërore sipas modelit europian.

Zoti Thaçi ka deklaruar në Dubrovnik se përfaqësues të vendeve pjesëmarrëse në Samitin e Kroacisë kanë kërkuar implementimin e marrëveshjeve Kosovë - Serbi. “Kanë përshëndetur edhe procesin apo konkluzionet e nxjerra mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë për çështjet praktike që janë arritur në Bruksel dhe janë inkurajuar të dyja shtetet për të implementuar këtë proces, sepse kjo normalizon dhe forcon shtetin e Kosovës”, ka deklaruar Thaçi.

Ndërkaq nënsekretari amerikan për çështje politike, William Burns, ka deklaruar në Dubrovnik se Serbia “duhet të pajtohet me realitetin Kosovë”. Burns, duke folur në samitin e gjashtë me radhë, të mbajtur në Kroaci, temë e të cilit është perspektiva dhe zgjerimi i rajonit në BE, ka përshëndetur “hapat mbresëlënës” të cilët Serbia, e udhëhequr nga Presidenti Tadiq, po i ndërmerr drejt Europës. “SHBA-ja përshëndet dialogun e lehtësuar nga BE-ja në mes të Prishtinës dhe Beogradit, sikurse edhe marrëveshjet e arritura”, citohet të ketë thënë nënsekretari amerikan për çështje politike, duke shtuar se problemi në veri të Kosovës nuk guxon të kthehet në “konflikt të ngrirë”.

Era85 10.07.2011 0 1254
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)