Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar në Nju Jork me shefen e diplomacisë evropiane Kethrin Eshton. Në takim u diskutua lidhur me hapat e mëtejshëm që do të merren për bashkëpunimin mes Kosovës e Serbisë. Kryeministri Thaçi bashkëpunimin ndërshtetëror me Serbinë e ka cilësuar si fillimin e një kapitulli të ri për thellimin e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit.
Baronesha Eshton, sipas zyrës së kryeministrit kosovar ka inkurajuar gatishmërinë e qeverisë së Kosovës për të biseduar me qeverinë e Serbisë. Kjo qasje e komunikimit është në interes të të gjithëve dhe i hap perspektivë zhvillimore rajonit, u shpreh baronesha Ashton në takim.