Atentati me eksploziv eshte kryer ndaj nje nepunesi te nje kompanie celulare. Policia thote se ka derguar me urgjence ne spital shtetasin Admirim Sulaj, nderkohe ende policia nuk mund te sqaroje arsyet e verteta te shperthimit. Drejtuesi i mjetit Sula ka marre plage te renda kryesisht ne gjymtyre. Mjeket thane se ka demtime serioze ne kembet e tij, por eshte jashte rrezikut per jeten.
Hetimet paraprake ne vendin e ngjarjes me kompanine e specializuar per shperthimet eksplozive, arriten te dallojne gjurme te lendeve eksplozive.
Paraprakisht mendohet se nje sasi eksplozivi i eshte vendosur ne pjesen e perparme te automjetit, i cili ka shperthyer gjate kohes qe automjeti i shtetasit Admirim Sula ishte ne ecje. Policia nuk eshte ende ne gjendje te vertetoje se si eshte kryer aktivizimi i eksplozivit. Ajo eshte duke hetuar ne lidhje me ngjarjen dhe pret marrjen ne pyetje te te demtuarit i cili mund te hedhe me shume drite ne lidhje me ngjarjen.
Pistat paraprake mendohet te jete nje hakmarrje personale ndaj drejtuesit te mjetit, ndersa pritet sqarimi i rrethanave te ngjarjes, por nuk perjashtohet as pista e atentatit per shkak te detyres.