Fillimisht ato nuk kanë qenë shumë të dendura, por rreth orës 07:30 flokët e bardha kanë filluar të bëhen më intensive.
Për momentin reshjet e dëborës nuk kanë shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor, por autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes.
Reshje dëbore në Tiranë pati edhe të martën, por për shkak të intensitetit të ulët u shkrinë shpejt.
Ndërkohë, reshje të dendura dëbore kanë rënë edhe në Lushnje, Kavajë dhe Durrës, ku ka pasur vështirësi në lëvizjen e autobuzëve të linjës.