Beitragsansicht

Topi: Akuzat e Marty-t të gatuara nga kuzhina ultranacionaliste 18/12/2010

Për raportin akuzues të hartuar nga zvicerani Dick Marty, ka reaguar dje institucioni më i lartë i shtetit shqiptar, përkatësisht Presidenti i Republikës. Nëpërmjet zëdhënëses, Mimoza Koçiu, kreu i shtetit reagoi zyrtarisht lidhur me akuzat që i bëhen Kryeministrit në detyrë të Kosovës, Hashim Thaçi, në projektrezolutën e deputetit Marty. Qëndrimi zyrtar i Presidentit erdhi pas shqyrtimit të hollësishëm të projektrezolutës të Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe të Drejtave të Njeriut të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Për shkak të ndjeshmërisë që përbën kjo çështje për Kosovën dhe Shqipërinë, Presidenti Topi dënoi akuzat e pabaza që citohen në projektrezolutën e përgatitur nga ish-prokurori Marty. Zëdhënësja e kreut të shtetit, bëri me dije se “Presidenti i Republikës së Shqipërisë dënon ashpër të gjitha akuzat e pabazuara në prova konkrete dhe pandehmat e endura me një rrjetë thashethemesh, të cilat duken sikur janë të gatuara në kuzhinën e dalë mode të qarqeve të caktuara ultra-nacionaliste, që për fat të keq vazhdojnë të ekzistojnë në Ballkan – në një territor ku kohë pas kohe zbulohen varreza masive të gjenocidit të pashembullt të forcave serbe të Millosheviçit dhe ku ende strehohen kriminelë lufte të kërkuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës”. Presidenti i Republikës i cilësoi akuzat si fantazmagorike, shumë herë të ngritura edhe më parë e të hetuara, por asnjëherë të vërtetuara, nuk bëjnë gjë tjetër veçse hedhin baltë mbi Shqipërinë, kombin shqiptar, identitetin e tij, si dhe shtetin e ri shumetnik dhe demokratik të Kosovës. Sipas Presidentit, rruga më e mirë për të mbyllur përfundimisht këtë kapitull shpifjesh dhe akuzash të pabazuara është që institucionet shqiptare të bashkëpunojnë  përsëri, siç kanë bërë edhe në të shkuarën me organet e specializuara të drejtësisë kombëtare dhe ndërkombëtare. Nga ana tjetër, akuzat dhe tymnaja e rrezikshme që po ngrihet, dëmtojnë e kërcënojnë seriozisht jo vetëm imazhin dhe vlerat e vërteta të kombit shqiptar, por edhe paqen e qëndrueshmërinë afatgjatë të rajonit tonë. “Institucionet e Shqipërisë kanë qenë gjithmonë bashkëpunuese me institucionet e specializuara ndërkombëtare për të hetuar rreth dyshimeve që ringrihen në projektrezolutën e përpiluar nga Dick Marty, i cili e ka bërë të njohur botërisht, prej kohësh, pozicionimin e tij kundër pavarësisë së Kosovës”, tha zëdhënësja Koçiu. Presidenti theksoi nëpërmjet njoftimit për shtyp se rruga më e mirë për të mbyllur përfundimisht një kapitull të mbushur me akuza të pabazuara, është bashkëpunimi i institucioneve me organet e drejtësisë kombëtare dhe ndërkombëtare, edhe pse Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve të Luftës, UNMIKU-u, EULEX-i, si dhe prokuroritë e vendeve të ndryshme, sado që kanë hetuar me imtësi në të kaluarën, nuk kanë arritur të gjejnë prova bindëse e të mjaftueshme për të vënë ndokënd para drejtësisë. “Duhet patjetër që e vërteta e kulluar të dalë e tëra në dritë ashtu siç ka ndodhur në Kosovën e martirizuar, ku shqiptarët e Kosovës kanë ditur të falin, por jo të harrojnë. Kjo në mënyrë që mbi askënd të mos rishfaqen më hijet e dyshimit, si makthe që na rikujtojnë periudhën e trazuar të konflikteve dhe gjenocideve etnike dhe fetare – të cilat rajoni ynë, i projektuar i gjithi drejt botës euroatlantike, i ka lënë pas një herë e mirë”, tha zëdhënësja e institucionit të Presidentit në emër të kreut të shtetit. Akuzat ndaj Kryeministrit në detyrë të Kosovës u formuluan në një raport të deputetit zviceran, Dick Marty, mbi të cilin është hartuar edhe një projektrezolutë e Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe të Drejtave të Njeriut të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Era85 18.12.2010 0 1046
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)