Beitragsansicht

Topi: Të ndryshohet Kushtetuta, por… 16/12/2010

Presidenti la të kuptohej se ishte për një ndryshim të tillë, i cili sipas tij duhet të jetë një proces i shtrirë kohor e një debat i hapur me pjesëmarrjen e faktorëve politikë dhe specialistëve të fushës, por edhe shoqërisë civile.

“Kam kërkuar që për të ndryshuar Kushtetutën të jetë debat i hapur dhe i shtrirë në kohë, sipas një rregulli dhe ligjësie ku të përfshihen faktorë politikë dhe ekspertë. Kushtetuta që kemi ka një bazament mjaft të mirë, por herë pas here ka nevojë të revizionohet. Këtë nuk e them vetëm unë, e thonë edhe aktorë të tjerë të politikës e specialistë”, tha presidenti Topi.

Presidenti vlerësoi se problemet në sistemin tonë të drejtësisë ekzistojnë pasi sistemi vetë është i ri dhe është në reformim e sipër.

“Sistemi i drejtësisë është element kyç strukturor i shtetit ku në mënyrë reale përputhen ose ndeshen interesa të caktuara, jo vetëm politike por edhe ekonomike. Kjo lidhet jo vetëm me një traditë të caktuar. Ne na është dashur të instalojmë një sistem të ri drejtësie që kërkon reformimim e vet, legjislacionin dhe njerëzit e duhur”, tha Presidenit Topi.

Presidenti i Republikës shprehu shqetësimin e tij për shkurtimin e fondeve për prokurorinë, gjykatën dhe SHISH-in. Zoti Topi tha se këto institucione të cilat përballen cdo ditë me krimin e me korrupsionin duhet të kenë të ardhurat e nevojshme për të patur një performancë më të mirë në luftë ndaj krimit.

Më pas kreu i shteti foli për krizën ngërcin politik në vend. Ai pasi bëri thirrje për dialog e kompromis politik tha se aktorët duhet të pranojnë produktin e asaj që kanë ndërtuar vetë.

Presidenit komentoi edhe situatën në Kosovë, ku vlerësoi se klasa politike atje, edhe pse e re ka ditur të sillet në një mënyrë perëndimore dhe ka ditur të administrojë mjaft mirë krizën politike.

“Politika e re e Kosovës është më e emancipuar se politika e vjetër e veshur me një petk modern në Serbi”, tha Presidenti Topi.

Kryetari i shtetit vijoi se që të gjitha firmat e hedhura nga ai gjatë kësaj periudhe kanë qenë edhe vullneti i Presidentit, pa asnjë ndikim politik.

“Të gjitha qendrimet e mia kanë qenë të motivuara kur kam firmosur, ai ka qenë vullneti i Presidentit. Kam mbajtur vetëm një qendrim, atë të heshtjes përballë ligjit të lustracionit”, tha Topi.

Presidenti uroi për 2011-n progres më të madh e më shumë komunikim për të arritur gjëra më të mëdha, siç tha ai.

Era85 17.12.2010 0 952
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)