Beitragsansicht

Tri arsyet pse është ndërprerë sfida Itali - Serbi

Nata e 12 tetorit do të ngelet gjatë në mendjet e futbolldashësve, për shkak të asaj që ndodhi në Marasi – Një flamur shqiptar i djegur, rrahje masive mes tifozëve, një portier i lënduar dhe një ndeshje e anuluar ishin pasojat e rebelimit të huliganëve serbë në këtë sfidë, ndërsa më poshtë gjeni arsyet se pe ndodhën këto incidente.

1. Protesta kundër Federatës Serbe të Futbollit

Vendimi i Federatës Serbe të futbollit dhe presidentit ,Tomislav Karadzic, për të shkarkuar përzgjedhësin Radomir Antic muaj më parë, nuk është pritur aspak mirë nga tifozët serbë. Antic ishte figurë popullore në serbi, ndërsa vetë ai tashmë ka filluar një proces gjyqësor kundër federatës serbe, pasi që kërkon kompensim prej 2 milionë eurosh. Tifozët serbë nuk janë aspak të kënaqur me emërimin e Vladimir Petrovicit në krye të kombëtares së tyre.

2. Protesta politike kundër Hillary Clinton

Pasi që këtu po flasim për aspekte sportive dhe futbollin në përgjithësi, ne nuk dëshirojmë që t’i politizojmë ato, por nuk ka nevojë që të pyetet shumë për problemet në të kaluarën me fqinjin verior. Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, aktualisht gjendet në Serbi, përderisa amerikanët janë duke bërë ç’mos për ta detyruar Serbinë ta pranojë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Hillary dhe bashkëshorti i saj Bill Clinton, janë figura tejet të urryera në Serbi. Kjo sqaron faktin se pse u dogj flamuri shqiptar.

3. Protestë kundër tradhtisë së Stojkovic

Para fillimit të ndeshjes, tifozët serbë të Crvena Zvezdës kanë sulmuar autobusin e kombëtares serbe dhe kanë lënduar portierin Vladimir Stojkovic, i cili kohë më parë realizoi një transferim sensacional – kaloi nga Crvena Zvezda te Partizani. Natyrisht, kjo nuk u prit mirë nga tifozët e njërës palë, gjë që u reflektua dhe në vetë ndeshjen e ndërprerë.

Ps:Sipas spekulimeve dhe zërave të ndryshme, flitet se Serbia mund të dënohet me largim permanent nga kualifikimet për Euro 2012, pas incidenteve të shkaktuara në Genoa.

A_b_i 13.10.2010 0 1619
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
A_b_i
Esperienca është Mësuesi më i veshtire , Në fillim të bën provimin , Pastaj të shpjegon mësimin..
13.10.2010 (vor 5185 Tagen)
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Lajme Shqip (7 beiträge)
Sport (1 beiträge)
Tech News (4 beiträge)
Tema shoqerore (10 beiträge)