Beitragsansicht

Uragani “Sandy” shënon 33 viktima, Obama: Gjëndjen e jashtëzakonshme

SHBA (PLOTESUAR 30 TETOR, 19:00)- Uragani Sandy që ka përfshirë brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara duket të jetë i pamëshirshëm. Të paktën 33 viktima raportohet të ketë pasur brenda 24 orëve. Presidenti Barack Obama shpalli sot “gjendjen e një katastrofe të jashtëzakonshme”. Alarm bërthamor në shtetin e New Jersey, ka probleme në dy centrale jo shumë larg nga qyteti i New York-ut. 7.5 milionë banorë kanë mbetur pa energji elektrike në gjithë zonën e prekur. Një zjarr i rënë në Queens ka shkatërruar pesëdhjetë shtëpi.

Mes viktimave raportohet se ka edhe 3 fëmijë. Sipas të përditshmes ‘Usa Today’ mësohet se viktimat janë shënuar në pjesën më të madhe nga rënia e pemëve, në New Jerseiy, New York, Maryland, North Carolina, West Virginia, Pensilvania dhe Connecticut dhe 1 në Kanada. Në New York qindra mijëra njerëz kanë vuajtur mungesën e energjisë elektrike, ndërprerja më e madhe kjo që prej vitit 2003. Në Battery Park, uji arriti mbi katër metra, duke thyer rekordin e arritur në Manhattan në vitin 1960, ku gjatë stuhisë Donna uji arriti në një metër.

ARRIN NE 33 NUMRI I VIKTIMAVE
Ka arritur në 33 bilanci i viktimave nga uragani “Sandy” në brigjet lindore të SHBA-së. Ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet për të mbijetuar, ndërkohë që 7.5 milionë banorë janë ende pa energji elektrike. Autoritetet kanë nisur punën për të bërë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga uragani Sandy.

MBYLLEN TRE CENTRALE BËRTHAMORE SI PASOJË E URAGANIT ”SANDY”
Kalimi i uraganit ”Sandy” detyroi autoritetet amerikane të mbyllin tre centrale bërthamore, mes tyre centralin bërthamor ”Indian Point”, në periferi të Nju Jorkut, njoftoi botimi elektronik i ”Wall Street Journal”. ”Një tjetër central bërthamor i mbyllur pjesërisht është edhe ‘Hancock Bridge’ në Nju Xhersi”, shton gazeta amerikane.

OBAMA ANULON TË GJITHA TAKIMET ELEKTORALE SI PASOJË E URAGANIT
Presidenti amerikan, Barack Obama anuloi të gjitha takimet elektorale dhe do të qëndrojë nesër në Uashington për koordinimin e operacioneve të shtetit federal pas kalimit të uraganit ”Sandy”, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë, një javë para zgjedhjeve.”Presidenti do të qëndrojë nesër në Uashington për të siguruar që të gjitha burimet federale do të përmbushen për të mbështetur operacionet përmirësimit lokal”, theksoi zëdhënësi i ekzekutivit amerikan, Jay Carney.

ÇARJE E DIGËS NË LUMIN HACKENSACK NGA NIVELI I LARTË I UJIT 
Rritja e nivelit të ujit në një lum në New Jersey, pas kalimit në këtë shtet të uraganit ”Sandy”, ka shkaktuar shkatërrimin e një dige në kontenë Bergen, pak kilometra larg qytetit të Nju Jorkut, njoftuan burimet policore në New Jersy. ”Çarja e digës në lumin Hackensack ka mobilizuar të gjitha repartet e forcave policore dhe të gardës kombëtare në rajon për t’u ardhur në ndihmë banorëve të qytetit Moonachie, që rrezikohen nga përmbytjet e rënda si pasojë e nivelit të lartë të uji”, njoftonin mediat lokale.

Po ashtu burime mediatike bënë të ditur se situata është tejet e rëndë, ndërkohë pak më parë presidenti Obama dekretoi gjendjen e katastrofës së jashtëzakonshme për New Jerseyn dhe New Yorkun.

 

 

Nju-Jork (PLOTESUAR 30 TETOR)- Presidenti amerikan Barak Obama sot  shpalli gjendje të jashtëzakonshme në shtetet Nju-Jork dhe Nju-Xhersi dhe kërkoi ndihmë federale për ata të cilët i kanë humbur shtëpitë dhe dyqanet e tyre në uraganin Sendi.

Obama shpalli gjendje të jashtëzakonshme pasi që uragani e goditi bregun lindor, i përmbyti pjesët më të ulëta të Manhatit dhe pjesën  bregdetare të Nju Xhersit, duke lërë miliona njerëz pa energji elektrike transmeton Tanjug-u.

Uji i ardhur depërtoi në digën e pjesës veriore të Nju Xhersit dhe përmbytjet tre qytete, për atë që janë evakuuar disa qindra njerëz. Nën ujë janë qytetet Munaçi, Litl Feri dhe Karlshtat.

Policia kumtoi se niveli i ujit në disa pjesë ka arritur prej 1,2 metra, ndërsa ekipet shpëtuese i tërheqin banorët nga dritaret e ndërtesave.

Së paku 16 persona kanë vdekur, ndërsa rreth shtatë milion qytetarë të SHBA-së kanë mbetur pa rrymë pas goditjes së uraganit Sendi.

 

SHBA – Uragani “Sandy” shkaktoi viktimat dhe të zhdukurit e parë menjëherë pasi preku brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara.

Sipas zëdhënësit të Guvernatorit të Nju Jorkut janë të paktën 17 viktimat deri më tani të shaktuara nga “Sandy” apo “Frankestorm” sic e quajti media amerikane, duke pasur parasysh se cfarë ishte në gjendje të bënte stuhia. “Sandy” prej mesnates se kaluar (me oren shqiptare) nuk u cilesua më si një një uragan, por një super stuhi post-tropikale me erëra të qëndrueshme prej 137 km/h.

Fuqia e tij u rrit ndjeshëm përgjatë rrugëtimit të tij shkatërrimtar, duke lënë pa energji elektrike rreth 2.8 milion banorë. Niveli i ujit arriti në shifra rekord në Manhatan.Për shkak të Sandy-t autoritetet u detyruan të evakuojnë rreth 200 pacientë nga një spital në Neë York.

Ndërsa në Bellevue Hospital Center, kati i parë u përmbyt nga uji dhe energjia elektrike u ndërpre.Megjithatë situata u vu shpejt nën kontroll nga autoritetet dhe nuk paraqitet problem për asnjë prej pacientëve.Stuhia goditi edhe Atlantic City mbrëmjen e së hënës. “Unë jetoj prej 16 vjetësh këtu, por ajo që kam parë këtë radhë është shokuese dhe e pabesueshme”, thotë pronari i një prej tavernave në AC.

Ndërsa në lagjen e poshtme të Manhattani-t, Baterry Park uji ka përmbytur rrugët, duke thyer rekordin që shënoi Uragani “Donna” që goditi zonën në vitin 1960. Zona tashmë është krejtësisht e bllokuar, shkollat e janë të mbyllura dhe popullsia është evakuuar prej drekës së të hënës.

Përmbytjet shkaktuan edhe mbylljen e tre aerporteve të zonës LaGuardia, John F. Kennedy dhe Newark Liberty. Uji ka hyrë edhe nëpër tunelet që lidhin zonën e poshtme të Manhattan-it dhe Brooklyn, ndërsa era ka shkaktuar edhe probleme në një ndërtesë ku po kryheshin punime.

Kryebashkiaku i New York Michael Bloomber tha për mediat se ka një sasi të madhe uji në zonën e poshtme të Manhattani-t, ndërsa dhjetëra pemë janë shkulur nga vendi duke sjellë bllokimin ë rrugëve.

“Ne e dinim që do të ishte një stuhi shumë e rrezikshme dhe ndodhi ajo që ne prisnim. Më e keqja ndodhi dhe qyteti tani po ndjen pasojat”, tha Bloomberg.”Sandy” përputhet me hënën e plotë, që sjell dhe batica më të mëdha. “Sandy” ka vrarë me heret edhe 69 persona, 52 prej të cilëve në Haiti, pasi kaloi nëpër Karaibe javën e kaluar. 

Në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Barack Obama paralajmëroi amerikanët që të ndjekin udhëzimet e skuadrave të emergjencës.“Kur ata ju thonë të largoheni, atëherë duhet të largoheni. Mos u vononi dhe mos neglizhoni”, deklaroi zoti Obama, i cili ka anuluar fushatën elektorale 8 ditë para zgjedhjeve. “Mos i bëni dysh udhëzimet që po ju jepen, sepse kjo është një stuhi serioze dhe mund të ketë pasoja fatale”, tha presidenti, që garon për një mandat të dytë.Zoti Obama ka firmosur deri tani 9 deklarata emergjence që mbulojnë Nju Jorkun, Nju Xhersin, Masaçusetsin, Konektikatin, Ishullin Rode, Delauerin, Pensilvaninë, Merilendin dhe Rajonin e Kolumbisë

Era85 30.10.2012 0 2393
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)