Me zbardhjen e ditës është bërë i mundur transportimi me helikopter për në Lezhë, për t'iu nënshtruar një kujdesi më të specializuar në maternitetin e qytetit. Vetë nëna e re duket se është mirë.
Gjatë paradites nëna e re është vizituar nga kryeministri Berisha dhe bashkëshortja, një pediatre kjo me mjaft eksperiencë.
“Dua të falenderoj të gjithë mjekët që në këto kushte iu janë përgjigjur urgjencave”, tha Berisha.
Në spital kanë mbërritur edhe zv/kryeministri Meta dhe ministri i Shëndetësisë Vasili, i cili e ka ndjekur këtë rast lindje në vazhdimësi.
“Kjo lindje e suksesshme do te jete edhe nje ogur i mire per ta lene prapa kete situate te veshtire ne te gjithe kete komunitet”, tha Meta