Beitragsansicht

Venezuelë, përplaset aeroplani. Vdesin 15 persona

Një aeroplan privat me 51 pasagjerë dhe anëtarë ekuipazhi në bord është përplasur në kopështin e një fabrike celiku në jug të Venezuelës, ndërkohë që ka marrë flakë duke vrarë 15 persona. Autoritetet kanë thënë se nga mbeturinat e aeroplanit të ndërtuar nga kompania franceze ATR-42 dhe në pronësi të agjensisë shtetërore të fluturimeve Conviasa, janë nxjerrë 36 të mbijetuar.

Aeroplani po fluturonte nga ishulli i Karaibeve, Margarita, drejt qytetit industrial jugor të Puerto Ordaz, kur ka rënë pranë portave të mullirit të madh Sidor në brigjet e lumit Orinoko. Ndërkohë punëtorët e fabrikës dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nxjerrë pasagjerët nga aeroplani i djegur.

Era85 14.09.2010 0 974
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
14.09.2010 (vor 5216 Tagen)
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)