Ish-shefi i shërbimit të fshehtë të UÇK-së, Kadri Veseli, në një intervistë dhënë portalit gjerman GT, ndër të tjera ka folur edhe për zhvillimet politike në Maqedoni.
Veseli është shprehur për qasjen e Qeverisë së Maqedonisë ndaj shqiptarëve etnik në këtë shtet.
“Në Maqedoni jetojnë shumë shqiptarë, por Maqedonia po bënë politikë së pari për vetë Maqedoninë. Megjithatë, ne nuk kemi për ti nxitur shqiptarët kundër qeverisë atje. Ne si kosovarë kemi nevojë për një Maqedoni stabile ashtu siç kemi nevojë për një Mal të Zi stabil dhe një Shqipëri prosperuese. Në këtë vende tashmë funksionon tregu i lirë dhe kjo na ndihmon mjaft. Me vendet tjera ndërkaq më shumë ka proklamata politike se sa një efiçiencë reale dhe këtë gjendje ne fakt duhet ta ndryshojmë.