Beitragsansicht

Vizat, kriteret në Shengen 22/11/2010

Pyetjes mbi sasinë e parave që duhet të ketë me vete një shtetas shqiptar për të kaluar kufirin pa vizë, ai i përgjigjet duke bërë një paralelizëm me një darkë në restorant: Nëse hymë në restorant, duhet të kemi ose ca para me vete, ose dikë që të na paguajë darkën.

“Në dijeninë time unë nuk di që të ketë një listë e cila të përcaktojë se sa para duhet të kesh për cdo ditë qëndrimi në një vend ose në një vend tjetër Schengen. Përsa i përket pyetjes suaj nëse duhet të kesh likuiditet, para cash me vete apo forma të tjera pagesash, kemi parasysh që zona Schengen është e tëra e përbërë nga vende që janë mjaft të zhvilluara dhe ku natyrisht pranohen pagesat me kartë krediti. Oficeri i migracionit i ka të gjitha instrumentat në dispozicion për të verifikuar nëse karta e kreditit ka një limit të pranueshëm apo nuk e ka”, u shpreh Turdiu.

Më tej, ai vazhdoi: “Nuk është, mendoj unë, shqetësimi se si do e provojmë që i kemi këto para, e rëndësishme është që njeriu që niset për ato qëllime të cilat bien në kategorinë e qëndrimit afatshkurtër, ky njeri e di edhe sa para duhet të ketë, ose e di edhe kush e ka ftuar dhe deklaron "mua më ka ftuar ky institucion, psh, për një kurs kualifikimi", ose qoftë edhe për një intervistë në rastin tuaj si gazetarë. Kur them i "ftuar" nuk bëhet fjalë për atë garancinë dhe ftesën që ne jemi mësuar ta paraqisim në ambasadë tani që kemi nevojë për vizë. Por nëse të thonë se ku do të qëndrosh, të dish të japësh një adresë të saktë dhe në qoftë se ofriceri i migracionit vendos të hetojë njëcikë më thellë dhe e merr në telefon atë personin, ose atë institucion ata duhet të përgjigjen që "po". Pra ne duhet të tregojmë për cfarë shkojmë dhe si do të përballohen shpenzimet e udhëtimit tonë atje.”

Në teori, kjo që thotë zoti Turdiu ka qenë e vlefshme gjithmonë. Zyrtarisht viza është konsideruar vetëm si një mundësi për t'u paraqitur në kufi, por lejen për të hyrë në territorin e vendit e ka pasur gjithmonë oficeri i migracionit.

Por ekzistenca e rregjimit të vizave, i kishte bërë këto kontrolle më formale. Duke qenë se kriteret e konsullatave të vendeve Schengen ishin më strikte, njerëzit në një farë mënyrë kaloheshin në filtër që në ambasadë. A ekziston rreziku që ky filtrim tani të bëhet në kufi dhe një pjesë e njerëzve të kthehen mbrapsht?

“Natyrisht ka një vëmendje më të rritur ndaj këtyre personave që për herë të parë gëzojnë këtë të drejtë. Dhe kjo nuk ndodh vetëm me shqiptarët, kjo ndodh me të gjithë. Me kalimin e kohës, me forcimin e një rekordi pozitiv të përvojës së vendeve Schengen me qytetarët shqiptarë dhe të respektimit nga ana e qytetarëve tanë të rregullave të hyrjes në zonën Schegen, këto kontrolle do të jenë më më pak të dukshme, nëse mund të them. Pra personi kalon më lirisht. Por personat të cilët hynë dhe dalin në mënyrë të përsëritur, qoftë edhe ata që kanë hyë dhe kanë dalë në mënyrë të përsëritur me viza deri tani, natyrisht që kanë lënë një gjurmë në sistemin Schengen”, sqaron Turdiu.

“Pavarësisht pasaportës që mban në dorë secili nga ne, ne jemi të identifikuar në mënyrë unike, nga sistemi Schengen. Schengen ka dy sisteme: Eshtë sistemi SIS dhe sistemi VIS. Sistemi i vizave dhe sistemi i sigurisë. Të jeni të bindur që të gjithë personat që kanë një histori negative me hapësirën Schengen janë në sistemin e sigurisë së Schengenit. Pra normalisht, në castin kur ky person parqitet para oficerit të kufirit, dhe ai merr pasaportën dhe rregjistron emrin e tij, menjëherë të themi ndizet një dritë e kuqe për të thënë se ky person ka një histori negative. Mund të ketë një vendim ndoshta për të ndaluar hyrjen e tij në hapësirën Schengen”, shton Turdiu.     

Intervista do të kryhen edhe nga policia shqiptare, në territorin shqiptar. Por pavarësisht pyetjeve, që ndonjëherë mund të duken bezdisëse, e rëndësishme, sipas zotit Turdiu, është që të përgjigjemi me qetësi dhe sinqeritet

Era85 22.11.2010 0 859
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)