Beitragsansicht

Vjosa del nga shtrati në Vlorë e Fier, kthehet errësira në disa rrethe

Moti i keq që ka përfshirë gjithë vendin që prej fillimit të javës ka shkaktuar probleme serioze në akset kombëtare dhe në furnizimin me energji elektrike. Sipërfaqe të mëdha toke janë përmbytur, ndërkohë që mjaft banesa kanë rrezikuar të pushtohen nga uji. Sakaq, në mjaft zona të vendit ka pasur probleme me furnizimin me energji elektrike.

Përmbytjet

Dalja nga shtrati i lumit Vjosë, si pasojë e reshjeve dhe prurjeve të mëdha, ka krijuar një situatë të rënduar në Rrethin e Vlorës. Selenica është izoluar totalisht nga dalja e ujërave në rrugën kryesore që e lidh këtë qytezë me Vlorën. Ndërkohë, ujësjellësi i Selenicës është përmbytur dhe banorët po vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Në vendin e quajtur “Qafa e Malit”, ujërat e Vjosës kanë përmbytur këtë aks rrugor prej 4 kilometrash. Shumë automjete, të cilat janë nisur për të shkuar në Selenicë, janë kthyer mbrapsht, pasi është e vetmja rrugë e cila lidh këtë qytet me zonat e tjera. Ndërkohë, prurjet e Vjosës po përparojnë dhe po përmbytin dhe shumë tokë bujqësore, si dhe shtëpi në Komunën e Novoselës. Janë rreth gjashtë shtëpi të cilat janë nën ujë, por sipas banorëve janë dhjetëra shtëpi që rrezikojnë të përmbyten nga Vjosa. Ndërkohë, dalja e këtij lumi nga shtrati rrezikon edhe përmbytjen e puseve të ujit të pijshëm në fshatin Kafaraj të Komunës Frakull, nga ku furnizohet me ujë i gjithë qyteti i Fierit. Nga të dhënat e marra prej shefit të Emergjencave Civile në Prefekturën e Fierit, Viron Balla, mësohet se në Qarkun e Fierit si pasojë e reshjeve dhe në disa zona të prurjeve të lumit Vjosë janë përmbytur në total 440 hektarë tokë bujqësore. Reshjet e pandërprera të ditëve të fundit kanë krijuar një situatë emergjente edhe në Rrethin e Tropojës, kryesisht në Luginën e Valbonës, ku janë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë dhe rrezikohen edhe godina të ndryshme. Banorët tregojnë se lumi i Valbonës dhe përrenjtë malorë të zonës janë fryrë tej mase dhe kanë dalë nga shtretërit, duke tejkaluar çdo parashikim. Deri në mbrëmjen e djeshme nuk janë raportuar viktima, por burime të komunës thonë se janë në rrezik rreth 380 banorë, kryesisht të fshatit Rragam. Janë shembur ura, mure mbajtëse të rrugës dhe argjinaturat, rrezikohet shkolla 9- vjeçare e fshatit, si dhe banesat e Fushës së Gjesë. Ndërkaq, shirat e dendur kanë krijuar probleme në zonën e Mbishkodrës pas bllokimit të rrugës nacionale Shkodër-Han i Hotit dhe rrugës që lidh Dukagjinin me Shkodrën, të cilat vazhdojnë të jenë të pakalueshme për shkak të prurjeve të furishme të përrenjve. Ndërsa dhjetëra familje në fshatrat Kamicë dhe Flakë në Malësi të Madhe rrezikojnë të mbeten të pastreha nga vërshimi i Përroit të Thatë.

Energjia

Kushtet e këqija atmosferike kanë krijuar probleme me furnizimin me energji elektrike. Dhjetëra qendra banimi në Fier, Malësi të Madhe, Bajram Curri dhe Gjirokastër janë zhytur në terr si pasojë e dëmtimit të rrjetit të shpërndarjes nga erërat e forta dhe reshjet e dendura të shiut. Ndërprerje të energjisë elektrike raportohen edhe në Himarë, Dibër, e zona të tjera të vendit.

Era85 11.11.2010 0 939
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
11.11.2010 (vor 5155 Tagen)
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)