Bëhet fjalë për shtetasin Vasil Seva i cili është dërguar rëndë në spital dje në mbrëmje, ndërsa vdiq sot në orët e para të mëngjesit.
Policia dyshon se autori i vrasjes është bashkëfshatari i tij Kosta Andoni, 30 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.
Pas hetimeve fillestare, vrasja mendohet të ketë ndodhur pas një grindjeje të çastit mes viktimës dhe autorit.