Drejtori i një liceu amerikan është pushuar nga puna, pasi një prej nxënësve të shkollës së tij u vetevra.Një ditë para tragjesisë, djali i ishte nënshtruar një seance hipnoze të mbajtur nga drejtuesi i shkollës.
George Kennedy ishte edhe mësues i liceut North Point High në qytetin e Sarasota-t në Florida. Me nxënësit e tij ishte mësuar që të përdorte hipnozën për t'i ndihmuar të largonin stresin dhe për të përmirësuar përqendrimin në studim dhe në aktivitetet sportive.
Kjo është një mënyrë jo ortodokse, por që i sillte nxënësve rezultate të mira.
George Kenney kishte licensën për hipnoterapi. Seancat ishin në grup ose individuale dhe për to nxënësit kishin marrë edhe miratimin e prindërve. Askush nuk di ta shpjegojë se përse i riu Wesley McKinley vendosi të vrasë veten, as prindërit, as miqtë, pasi për ta shoku i tyre ishte një tip i gëzuar dhe po mësonte t'i binte kitarës.Megjithatë është mësuar se pas terapisë djali kishte ndryshuar totalisht duke thënë madje edhe fjali të cuditshme.
Ekspertët thonë se nuk ka asnjë lidhje mes kësaj ngjarjeje dhe seancës së hipnozës.