Wollfarth takon Ramën: Nisni përgatitjet për zgjedhjet 2011
TIRANE- Ambasadori Eugen Wollfarth i përcjell opozitës mesazhin e OSBE-së për fillimin sa më parë të përgatitjeve administrative të nevojshme për zgjedhjet vendore të 2011 në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.
Në një takim të zhvilluar sot paradite me kreun e PS-së Edi Rama zoti Wollfarth theksoi : “Është thelbësore që përgatitjet administrative të nevojshme për zgjedhjet vendore të 2011-ës të fillojnë sa më shpejt. Ato duhet të jenë në përputhje me rekomandimet më të fundit të OSBE/ODIHR-it.”- ka deklaruar Eugen Wollfarth në takimin me kreun e PS-së, informon zyra e shtypit pranë OSBE
Më tej ambasadori Wollfarth shtoi se “prezenca e OSBE-së mbetet e gatshme për të dhënë ekspertizën teknike të nevojshme në rrethana të tilla”.
Ambasadori Wollfarth e siguroi z. Rama se Prezenca e OSBE-së do të vazhdojë të ndjekë synimin e saj gjithëpërfshirës në përkrahje të demokratizimit, shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut, si dhe të fuqizimit të institucioneve demokratike, në përputhje me parimet, standardet dhe angazhimet e OSBE-së.
Për momentin nuk ka deklaratë nga Partia Socialiste mbi këtë takim