Beitragsansicht

Zgjedhjet në Maqedoni MPB: Nuk do lejojmë skenarë tunizian

SHKUP- Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni bëri të ditur sot se do të formojë një shtab për të ndjekur nga afër mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në vend.

Agjencia e lajmeve INA, e cila bën publike lajmin, bën me dije se ministrja Gordana Jankullovska është shprehur se shtabi do të jetë përgjegjës për përgatitjet dhe realizimin e të gjitha aktiviteteve të lidhura me sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Sipas saj, shtabi do të drejtohet nga disa udhëheqës të MPB-së, të cilët kanë për detyrë të bashkërendojnë dhe të kontrollojnë punën e përgjithshme gjatë periudhës parazgjedhore dhe në ditën e zgjedhjeve.

Ndërkohë ministrja e brendshme maqedonase ka bërë me dije se zyrtarët e policisë duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të korrekt gjatë kryerjes së detyrës së tyre dhe të harrojnë se cilës parti i takojnë dhe mbi të gjithë të vënë interesat e vendit dhe jo preferencat vetjake.

“Nuk guxojmë të lejojmë asnjë kërcënim të së drejtës së votimit, uzurpimin e vullnetit të qytetarëve apo plotësimin e dëshirave të dikujt për skenarë tuniziane apo egjiptiane. Të gjithë ata që tentojnë ta bëjnë këtë, duhet që me kohë të zbulohen, të pengohen dhe në mënyrë sa më rigoroze të sanksionohen”,- theksoi Jankullovska..

Era85 17.04.2011 0 938
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
17.04.2011 (vor 4998 Tagen)
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)