Ndoshta tensioni i konkurrencës për të mbërritur në finale, apo inate të akumuluara, kanë bërë që java e kaluar në shtëpi dhe mbrëmja e së shtunës, të kenë qenë të mbushura me debate. Të tilla ka patur mes Mirjetës, Ogrenit dhe Nedës. Ndërkohë që Mirjeta nuk beson në vërtetësinë e karaktereve të çiftit, Nedës niveli i saj i është dukur më i lartë se ai i konkurrenteve femra në shtëpi.
Cifti është sulmuar edhe nga Ermela dhe Ergysi. Këta të fundit akuzuan Nedën dhe Ogrenin se merren me thashetheme. Shkak është bërë një konfidencë që Ermela i ka bërë dikur Nedës mbi Ergysin dhe që tashmë ka dalë.
Surprizat e mbrëmjes ishin hyrja në shtëpi e drejtueses së emisionit “Shqip” Rudina Xhunga, e cila është gazetarja e preferuar e Nedës.
Dhe menjëherë pas fitores me Bjellorusinë, me banorët u takuan lojtarët e kombëtares, Hamdi Salihi dhe Ervin Bulku.
Me pas grupi Elita 5 ishte ai që hyri në shtëpinë e Big Brother.
Kush do të jetë fituesi i edicionit të katërt të Big Brother? Si gjithmonë, vendimi i takon publikut!