Flakët në një prej galerive të tunelit të Thirrës kanë bllokuar qarkullimin në këtë galeri për rreth 30 minuta. Sipas Ministrisë së Transporteve, shkaku i zjarrit ka qenë diegia e një baterie.
Sipas deklaratës së Ministrisë së Transportit, rreth orës 12 e 15 forcat zjarrfikëse dhe operatori i tunelit kanë arritur të shuajnë flakët, të pastrojnë ajrin nga gazrat toksik si edhe të kontrollojnë sistemet e sigurisë.
Më pas ka filluar sërish qarkullimi në këtë pjesë të tunelit të Thirrës