Flakët në një prej galerive të tunelit të Thirrës kanë bllokuar qarkullimin në
këtë galeri për rreth 30 minuta. Sipas Ministrisë së Transporteve, shkaku i
zjarrit ka qenë diegia e një baterie.
Sipas deklaratës së Ministrisë së
Transportit, rreth orës 12 e 15 forcat zjarrfikëse dhe operatori i tunelit kanë
arritur të shuajnë flakët, të pastrojnë ajrin nga gazrat toksik si edhe të
kontrollojnë sistemet e sigurisë.
Më pas ka filluar sërish qarkullimi në
këtë pjesë të tunelit të Thirrës