Donte të ikte larg, diku ku s'mund ta njihte askush. Tani u drejtua për nga një park i afërt me qendrën e qytetit dhe u ul në një nga stolat e tij.
Sa kishte ndryshuar jeta e saj. Tanimë edhe vetë s'po e kuptonte, çfarë po i ndodhte. Nuk e donte vazhdimin e asaj kohe të egër që e priste. Nu...
k donte as ta kujtonte atë që i kishte ndodhur, por nuk mundej. Nganjëherë është aq e pamundur t'i shmangesh kujtimeve. Ato janë poli i kundërt i një magneti që, sa herë i largohen mendjes sonë, me më tepër ngulm i kërkon mendja t'i kujtojë...
Iu lut ta degjonte për ta bërë të kuptonte se duhej të ishin bashkë përgjithmonë, por ai nuk donte. Një dëshirë e fortë e shtynte drejt një tjetre. Ajo iu lut, por nuk bëri të mundur asgjë. Ai e la...
Dashurinë me të e kishte konsideruar gjënë më të fortë që kishte brenda vetes, por tani kishte kuptuar se kësaj ndjenje i kishte parë vetëm anën e saj të jashtme. Për të, kjo ndjenjë, kishte pasur dhe një anë të brendshme shumë ndryshe nga ana e jashtme.
Nuk pendohej për fundin e asaj lidhjeje, përkundrazi. Ishte e lumtur që nuk po qëndronte më në krahët e atij që, në një të ardhme shumë të afërt, do ta braktiste. Fundi ishte më i mirë tani, pasi më vonë do të fundosej më tepër në vorbullën e dashurisë dhe do ta kishte më të vështirë të dilte nga dallgët e stuhishme të vetë ndjenjave të saj.
Ajo që nuk pëlqente, ishte se, fati e kishte vendosur në një vend ku pozicionin e parë në jetën sociale, e zinin paragjykimet. E kishin parë në vendet publike me të dhe tani shtireshin sikur u vinte keq, kur në realitet, mezi e fshihnin një buzëqeshje përbrenda.Tani po e shihnin sërish të ulur aty. Ajo, pa vetëdije, i shihte në sy. Njëri tregoi me dorë drejt saj dhe filloi të qeshte. Sa i pamëshirshëm. Me siguri që nuk do të kishte vetë një motër, pasi vetëm atëherë mund të ishte i ndërgjegjshëm për plagët që po hapte. E dinte, e kishin mësuar se, të kapeshe pas fjalëve të këqija të të tjerëve për ty, do të thoshte të harroje ekzistencën tënde, por mund të harrohen dot ato gjeste që të lëndojnë?Rrëmbeu çantën dhe u ngrit nga stoli. Jeta i kishte falur goditje. Mbase donte ta shihte më të fortë se më parë. E kishte vendosur atë që do të bënte; Shigjetave të të tjerëve për ta rrëzuar, për ta shtypur me këmbë, do t'u përgjigjej me po të njëjtën monedhë, madje dhe më ashpër. Tani do të njihnin një pjesë të re të karakterit të saj. Të një karakteri dikur aq te brishte, sa krahet e nje fluture ;'))