Ket e mora tani ne post nga nje person qe as se njoh dhe as sme njeh.
Me inspiroi aq shume saqe vendosa te fus ne blog dhe te ndaj me ju?
Uroj tju pelqej dhe juve sic me pelqeu mua..Dicka shume e bukur!
Fjalët për një dashurie të panjohur.Në kërkim të të panjohurës...
Çdonatë të ëndërroj edhe pse ende s’të kam parë, apo ndoshta të kam parësa e sa herë dhe nuk e kam ditur që je ti, ajo që kërkojë. Po nuk kagjë, këtë do ta mësoj me kohë. Ne mund të kalojmë pranë njëri - tjetrite të mos përshëndetemi apo mund të jemi me mira kilometra larg, por kjonuk ka rëndësi, aspak nuk ka rëndësi, ajo që ka rëndësiështë se unëjam vetëm i yti dhe ti je vetëm e imja sepse kjo është vendosur evulosur ende pa ardhur këtu. Nuk ka rëndësi, aspak nuk ka rëndësi nëse më duhet të lodhem duke të të kërkuar ty apo se ti duhet
të lodhësh duke më kërkuar mua, ky është çmimi që duhet të paguajmë për
fitoren. E rëndësishme është se ti më pret dhe unë të pres, se ti më
kërkon dhe se unë të kërkojë, e rëndësishme është se ne do ta gjejmë
njëri tjetrin. Dashuria jonë dhe festa që do të bëjmë do të bëjnë që tëharrohen përgjithmonë ankthi i pritjes dhe ditët e vetmisë.
Nuke di në të kam parë ndonjëherë, por e ndjej se dy zemrat tona janë
takuar mes vete, janë takuar atje, tek burimi i dashurisë, tek ai burim
i pashtershëm ku çdo zemër furnizohet me dashuri, tek burimi, atje
lart. E di edhe një gjë, e di se të kam parë në ëndërr,
shkëlqimi i fytyrës dhe flokëve të tua nuk më lejoi të të dalloja qartë
fytyrën, por unë e ndjeja se ishe ti, jo s’mund të ishte ndonjë tjetër.
Goja jote nuk më foli asnjë fjalë por buzëqeshja jote më tha shumë, sa
shumë !.
E di edhe se çdo natë shikimet tona ndeshën, atje
lartë në qiell, në yllin më të bukur,a e ke vërejtur ndonjëherë
vezullimin e rrugës që përshkojnë shikimet tona, atje shikimet tona
puthen, atje shikimet tona flasin
E panjohur më kërko, por mos
më kërko shumë se kështu mund të përplasesh në dike tjetër para se të
më gjesh. Më prit por jo edhe gjatë, nëse mendon se po vonohem, nisu, do të më hasësh rrugës duke ardhur tek ti
Kujtohu, ndoshta jemi parë! Po ku se ? Ndoshta tek porta kur po hynim këtu, në këtë skenë që e quajmë JETË.
Çdo e njohur që takojë më bënë të mendojë për ty e panjohur.
Epanjohur s’ka rendësi që nuk të njoh, unë të dua. Ti ke diçka timen dhe
unë kam diçka tënden. Dhe atë ditë kur të njihemi do na duket se jemi takuar me mija vite e ate dit dot jem njeriu me i lumtur ne bote.Respekt per ty