Ndodhi ajo që kurr n’jetë se kam prit prej teje
Dëshira jote paska qenë,që të ndahesh prej meje…
Qka t’kushtoi veq një herë kokën nga un ta kthesh?
Qfaj të pat zemra ime që ti kështu ta thesh?
2
T’kam premtuar se do t’vdes në duart e tua
Por ky premtim I zemrës time su realizua,
Jo që un se mbajta por ti e shkele
Derën tradhtisë ti vet ja qele…
3
Me respektin më të lartë,tkam nderu në rend të parë
T’pata thënë sa të dua dhe kurr s’deshta me u ndarë
Qysh n’fillim në sytë e tu e lexova një dyshim
Se kjo dashuri që nisëm do ta ket një zhgënjim,
4
Fjalë tash kam pa kufi por ato m’kam mbet në fyt
Kur mendoj se një I panjohur tash u bë burri yt,
Për mua kjo është e rëndë,një tradhëti që vret
Kur dashuron me zemër,e të ndodh qka nuk e pret,
5
Ende m’kujtohen momentet,kur për dore të kapa…
Por koha që ka shkuar më kurr nuk kthehet mbrapa,
Si të ishin tre minuta kaluan shpejt plot tri vjet
Të dashuruar e të lumtur,por kjo veq kujtim na mbet,
6
U ndamë hiq pa e pritë,un aspak kët se kam ditë
Planet e tua të fshehta,mua me lot mi lan sytë…
Kishin qenë vetëm gënjeshtra,Krejt fjalët se ti m’don
E pamëshir,e pazemër,a e dite sa po m’lëndon…?
7
Kam ëndrruar që me ty do ta pres fundin e jetës
Skam besu se ti aq shpejt,do ti ikësh të vërtetës,
Ftyra ime ishte e buzqeshur prej at dit kur të kam njoftë
Tash ti ja ndryshove pamjen,kurr hallall mos të qoftë,
8
Burrin tënd të panjohur përshëndete nga unë
Dhe thuaj se dikur një djalë të ka dashur shum,
Edhe pse është fjal e vështirë,të lutem shum thuaj
Dua që ai ta dij t’vërtetën,se ende për ty po vuaj…
9
Nëse nuk është djalë, kumorgji dhe I rakisë,
Mos u ndaj prej tij,mos e lejo të braktisë
Nëse është I menqur ,besoj se do të kupton
Se dashnia e vërtetë asnjëher nuk përfundon,
shkruan -elvisi.