Mund te shkruaj vargjet me te trishta sonte.
Te shkruaj, pershembull: “E yjezuar eshte sonte nata,
e dritherohen, te kalter, yjet e largeta.
Dhe qiellit rrotullohet e kendon era.”
Mund te shkruaj sonte vargjet me te trishta.
E kam dashuruar e ndonjehere dhe ajo me donte mua.
E kam puthur kaq here nen qiellin pafund.
Netesh si kjo e kam mbajtur ne duar.
Ajo me ka dashur e ndonjehere e dashuroja dhe une.
Syte e saj te thelle si t’i lija pa dashuruar.
Mund te shkruaj sonte vargjet me te trishta.
Kur mendoj se nuk e kam me. Kur ndiej se une e humba.
Kur ndiej naten e dendur, qe pa te eshte tis i erretuar.
Si vesa mbi lendina, i zbret vargu shpirtit te lenduar.
Pak rendesi ka qe s’e ndali dot zemra.
Ajo s’eshte me mua e plot yje ka nata.
Kjo eshte e gjitha. Larg, dikush kendon.
Larg.
Shpirti nuk me bindet se e humba.
Si per ta afruar veshtrimi im kerkon.
Zemra e kerkon, e ajo s’eshte me mua.
E njejta nate qe zbadh te njejtit drunj te shkuar.
Ne, ata te atehershmit, nuk jemi me njesoj, kemi ndryshuar.
S’e dua me, eshte e vertete, po sa e kam dashuruar.
Zeri me kerkonte eren per t’i peshperitur ne vesh.
E nje tjetri. E nje tjetri do jete. Si me pare i perkiste puthjeve te mia.
Zeri i saj, trupi i saj i qarte. Syte ku i prehej pafundesia.
Me s’e dashuroj tashme, eshte e vertete, po ndoshta prape e dua.
Kaq e shkurter eshte dashuria, kaq i gjate terri e humbja.
E meqe netesh te tilla e kam mbajtur krahesh te mia,
nuk bindet shpirti se e humba.
Megjithese kjo eshte dhembja e fundit qe ajo shkakton
e keto vargjet e fundit qe une i shkruaj.