Mendjemadhesia............
Mendjemadhesia eshte nje fenomen qe dallohet qarte ne gjete,ne te folur dhe ne
menyren sesi qendron.
Pjesa derrmuese e njerezve e kane kete gjest kurse myslimani e di qe mendjemadhesia
nuk ka vend ne fene tone dhe kete e kemi te qartesuar ne Kuran:
"Dhe mos e shtrembero fytyren tende prej njerezve,mos ec neper toke kryelarte,
se All-llahu nuk e do asnje mendjemadh e qe shume lavderohet"(31:18).
Dhe kur mundohemi ti keshilojme,qe te ndryshojne sjelljet e tyre apo te udhezohen
edhe ata ne Islam,ata na pergjigjen me tallje,nencmim madje edhe me ofendime.
Kjo ka ndodhur edhe ne kohera te hershme,kete na e tregon Kurani:
"Dhe sa here qe une i therrisja ata per tu falur Ti atyre mekatet,ata i venin gishtat e tyre
ne veshe dhe mbulonin kokat me teshat e tyre dhe vazhdonin ne ate te tyre me nje
mendjemadhesi te forte"(71:7).
Interesante eshte se ne koherat e mehershme mendjemadhesi kane shfaqur vetem
te pasurit kurse sot kete e ben c'dokush dhe kjo verehet ne rastet e mesiperme.
Njerezit kane harruar se nje dite do te vdesin dhe secili garon te beje jeten e vet
sa me te rehatshme dhe nuk brenkoset qe me sjelljet e tij i lendon te tjeret dhe
e hidheron krijuesin.Kjo eshte e perkohshme dhe e rrejshme dhe per kete na
lajmeron Kurani:
"Secili njeri do te shijoje vdekjen,e shperblimet tuaja u plotesohen diten e kijametit,
e kush shmanget zjarrit e futet ne xhennet,ai ka arritur shpetim,e jeta e kesaj bote
nuk eshte tjeter,pos nje perjetim mashtrues".(3:185)
Gjithmone duhet te kemi kujdes ti permiresojme sjelljet tona,te pendohemi dhe te kerkojme
falje nga All-llahut xh.sh.qe ti shpetojme denimit qe pershkruan Kurani:
"Ai qe shtremberon qafen(ne shenje mendjemadhesie),e perpiqet t'i humbe njerezit nga rruga
e All-llahut.Atij do ti takoje poshterimi ne kete jete,ndersa ne diten e kijametit do t'ia
veshim denimin e djegies(te zjarrit)".(22:9)