poezi-lumturin e pret
Lumturinë e pret me mall e s´vjen,
Dhe merr shpresa pamje lumturie:
Shpresa larg të josh e të gënjen,
nëpër shtigje lajkash dhe habie.
Ndaj kur vatra hesht në varfëri
Pret me ankth diçka nga dorë e shpresës…
Ah, po shpresa s´është lumturi,
Është vetëm ngushëllim i jetës.