Aktori Harrison Ford ka lënë të kuptohet se producenti George Lucas po punon për një film tjetër të sagës ‘Indiana Jones’.
Gjithashtu ai shprehet i gatshëm të interpretojë sërish rolin e arkeologut të famshëm.
Ford ka zbuluar se edhe regjizori Steven Spielberg po punon me George Lucas për filmin e ri.
“Nëse ne të tre do të biem dakord, atëherë do më pëlqente të merrja pjesë në këtë film”, shprehet Harrison Ford.
“George ka filluar punën, por unë nuk jam shumë i informuar tani për tani. Kemi folur për këtë gjë dhe besoj se do të jetë diçka e bukur”, vazhdon 68-vjeçari.
Harrison Ford ka interpretuar për herë të parë rolin e Henry “Indiana” Jones në vitin 1981.