Post view

Heqjes së vizave

Komisioni Europian ka përfunduar vlerësimin me shkrim të ekspertëve që vizituan Tiranën dhe Sarajevën gjatë muajit korrik për çështjen e liberalizimit të vizave. Sipas komisioneres Cecilia Malmstrom, ky dokument i është dërguar këtë te hënë Parlamentit Europian. Sipas saj, të dy vendet kanë bërë progres dhe meritojnë t'u hiqet regjimi i vizave. "Nëse me pare, Komisioni Evropian ka dhënë një "Po" provizore, sot mund ta themi me siguri se kemi një "Po" reale për të hapur dritën jeshile për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën, u shpreh Malmstrom, duke shtuar se kjo reflektohet edhe në raportin e Komisionit që tashmë gjendet në zyrat e Eurodeputetëve. Malmstrom tha se kjo çështje do diskutohet me Këshillin e BE-së në fund të vjeshtës. Këtë deklaratë komisionerja për Çështjet e Brendshme e ka bere gjate një seance raportimi në komitetin përgjegjës të Parlamentit Europian, ku foli për paketën e azilit që Bashkimi Europian synon të aplikojë në vitin 2012.

Era85 14.09.2010 0 849
Comments
Order by: 
Per page:
 
  • There are no comments yet
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
14.09.2010 (5185 days ago)
Rate
0 votes
Actions
Recommend
Categories
Filme (3 posts)
Lajme Shqip (292 posts)
Movies (2 posts)
Ngjarje (1 posts)
Politics (3 posts)
Politik (3 posts)
Tech News (48 posts)