-
Për here të parë
ne chat kur shkova
nja dy ore u mendova
me iku truni tu mendu
ca pseudonimi me vu
E kështu filloi chati
nicku i parë ishte "veshgjati"
Mbas pak e pash se sme shkon
e nderrova e vuna "hasan"
Po dhe hasan kur e vuna
me ecte muhabeti vec me cuna
me iku truni duke menu
s`dija ca nicku me vu
Kohe te gjatë ne chat qendrova
njemije emra i nderrova
dhe një ditë shum u mendova
veten time keshillova
A mar naqe te rafte pika
këtu ecka vetëm romatika
Thashe se mos më shkon ky niku
e vuna Hasan_Romantiku
Pata shans mbas nja nji ore
ne chat zuna nje dashnore
nicku i saj ishte Lule_Bore
Po jo nuk me pëlqeu fare
kishte qenë një katunare
s`dinte tjetër vetëm një e dy
me sill një fotografi
Hajt mo thash po ja baj qejfin
ka njerz qe për dashni vdesin
jo si une qe per pune nje ore
e zuna gocen dashnore.
Per scanim shkova ne librari
se nuk kisha scanner ne shpi
fotografite i scanova
edhe goces ja dergova
Po me von me zu belaja
Gocen e zuni sevdaja
Donte te me bante për vete
po si ju thash nuk me pelqente
AA po se harrova tju them
Unë ne Angli kam zan ven
Ajo mua me mashtroj
Me tha se rrinte ne velipoj
Po foton kur e pa
nderroj mendje dhe me tha
Hasan do të te them diçka
Rreth e rreth ma rrotullonte
ne fund tha ne Angli jetonte.
Si gjithmon për kontaktim
ajo kishte e-mailin tim
Po me von se ca me ngaterronte
donte te me telefonte
Hajt thash prap po bej nje gabim
dhe ja dhashe numrin tim
Mu duk vetja krejt rrote
se ishte muhabet kot
Me ket peshk u merzita
dhe kompjuterin e fika
Nga qe ishte kohe e mirë
dola n`ballkon me pi i birre
Sa dola tek dera e ballkonit
me ra zilja e telefonit
Edhe e keni parasysh
e hapa dhe fola anglisht
Hello!!!
s`foli
who is this?
Thash do jetë ndonjë psikopat
se ishte dhe numer privat
Alo!
kishte qene ajo
He,, me tha,, ckemi mire
mu ba drita erresire
mu duk vetja ne shkretetire
Mir... i thash...ti ca bane
mu duk shpia kasaphane
Kshu filloi muhabeti
qe nuk kishte pik lezeti
Telefonin e fika
mu rikthye sërish drita
E mbylla numrin e vjeter
shkova e bleva numer tjeter
Thashe nga sot mos paca fat
ky do jete numer privat
dhe ne chat kur te shkoj
nickun thashe do ta nderroj
Po mendohesha si ta vej
E vuna "kiss_of_the_day"
Nga ajo ditë ne chat lash nam
u bo chati kasaphane
Të gjitha gocat me flisnin mu
më thonin: Hi, How are you?
Shumë idjota rrinin duke share
tregonin veten katunare
Operatoret o ban xheloz
se u njofta si tip serioz
Nuk kishin ca me than
po përdit ma banin ban
Nje dit I had a fight
Me një "Kiss_of _the_night"
Kur e pane se sdu me ik
me vun ato ne auto kick
Thashe ne chat nuk rrihet ma
po nuk kisha ca me bo
Nderrova nickun se u bo nami
dhe e vuna prap "hasani"
Nje dite me ftoi njena
me tha hajde tek #tirana
Aty gjeta nja pese vete
tu bo i dor muhabet
nuk kaloi as nje ore
me vunen operator
Mbas ca kohesh e hapen thesin
e ma hoqen mua accessin
Ai ishte chat gomistash
stafi i tije ishte staf sexsistash
per arsye personale
mu desh me than ca fjale banale
Tani me eshte bere zakon
dashnoret i baj koleksjon
I marr të gjitha perdore
momentalisht kam katër dashnore
Kjo pra është historia ime
me te drejta dhe gabime
gjithashtu me shumë shkurtime