Ca pika shiu rane mbi qelq - Shqipe Kastrati
Size: 4.03 Mb (mp3)
Vargjet e Ismail Kadares:
Ca pika shiu ranë mbi qelq
Për ty unë befas ndjeva mall
Jetojmë te dy ne njëjtin qytet
Dhe rralle shihemi sa rralle...
Dhe mu duk pak si e çuditshme
Si erdhi kjo vjeshtë ky mëngjes
Qiejt e ngrysur pa lejlekë
Dhe shirat pa ylber ne mes.
Dhe thënia e vjetër e Heraklitit
Seç mu kujtua sot për dreq
"Te zgjuarit janë bashke ne bote
Kurse te fjeturit veç e veç"
Ne ç' ëndërr kemi rene kaq keq
Qe dot s'po zgjohemi ne valle?...
Ca pika shiu ranë mbi qelq
Dhe unë për ty seç ndjeva mall.
Kendon: Shqipe Kastrati